6 Tetor 2016 - 16:30
Do të nisë në orën 15:00, e shkak për këtë është ndeshja në mes të Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror në futboll “Rusia 2018”.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trepçën. Ligji ka ngjallur shumë debate ne mesin e faktorit shqiptar, e shumë kundërshtime nga serbët edhe në qeveri e Kuvend, edhe tek ata që punojnë në gjigantin ekonomik të Kosovës.
Në agjendë janë gjithashtu edhe votimi i dy Propozim-Rezolutave të dala nga mocionet e ngritura nga deputetët e Vetëvendosjes, ajo për Kodin Telefonik të Kosovës si dhe ajo me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
Kjo është agjenda e plotë e seancës së nesërme:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trepçën,
5. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
6. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
7. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
8. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,
10. Shqyrtimi i dyë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,
11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
12. Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
13. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...