Hoxhaj në Holandë kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

6 Tetor 2016 - 14:26      

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar homologun e tij në Mbretërinë e Holandës, Bert Koenders.

Hoxhaj e ka njoftuar ministrin holandez me prioritetet e Republikës së Kosovës në politikën e jashtme, duke e vënë theksin në angazhimin për rritjen e njohjeve të Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit.

Duke e falënderuar ministrin Koenders për përkrahjen e pakursyer të Holandës në shtetndërtimin e Kosovës dhe në procesin e integrimit evropian, Hoxhaj ka theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimin bilateral.

“Në takimin që kisha me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, biseduam për tri tema kyçe. Së pari, se si ai dhe vendi i tij ta mbështesin Kosovën në liberalizimin e vizave; së dyti, sa herë që Kosova të aplikojë në ndonjë organizatë ndërkombëtare të japë votën pro Kosovës dhe së treti, që të ketë një kaptinë të re të bashkëpunimit përmes organizimit të një forumi të madh të investimeve”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana tjetër ministri holandez, Bert Koenders, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të vazhduar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, siç ka thënë ai në fusha të ndryshme.

“E vlerësoj vizitën e ministrit të jashtëm në Holandë. Ne kemi një bashkëpunim shumë të thellë në raportet me Kosovën. Kemi punuar së bashku në shumë sfera si në rend dhe ligj, edukim, ekonomi dhe besoj shumë në të ardhmen e Kosovës dhe mendoj se Kosova dhe Holanda mund të përforcojnë zhvillimin e ardhshëm të Kosovës në perspektivën evropiane”, është shprehur Koenders.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...