Franca e interesuar për diasporën e Kosovës

6 Tetor 2016 - 14:10      

Ministri i Diasporës, Valon Murati, sot priti ambasadorin e ri francez në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin bisedoi për çështje të ndryshme, veçanërisht për fusha që lidhen me diasporën, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ambasadori francez u njoftua për prioritetet që ka ministria për pjesëtarët e diasporës.

Në takimin e zhvilluar u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit mes MeD-së dhe Ambasadës franceze, për rëndësinë që diaspora ka në zhvillimin ekonomik të vendit, për modalitetet e politikat më të mira në interes të diasporës, por edhe për rëndësinë që ka përfaqësimi i diasporës në institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, ambasadori Chabert, duke e falënderuar ministrin Murati për pritjen, shprehu vullnetin për bashkëpunimin mes Ambasadës franceze dhe MeD-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...