6 Tetor 2016 - 14:00
Përfaqësuesi nga Lista serbe, Sasha Milosavljeviç, edhe në takimin e sotëm të Komisionit e ka bërë të qartë që këtë formë të projektligjit e kundërshtojnë dhe si të tillë nuk do ta votojnë. Ai ka kritikuar Qeverinë që gjatë diskutimeve të projektligjit, nuk kanë ftuar për diskutim përfaqësuesit nga komunitetit serb. Mirëpo, ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se në çdo takim janë ftuar edhe përfaqësuesit serb, madje ai tha se i ka me shkrim ftesat të cilat e dëshmojnë se janë ftuar edhe serbët si nga Qeveria edhe nga AKP-ja, mirëpo kanë qenë vetë serbët ata që nuk u janë përgjigjur ftesave.
Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), nuk e ka bërë të ditur se çfarë qëndrimi ka VV për këtë projektligj. Përndryshe, Ymeri nuk ka pasur të drejtë vote pasi nuk është anëtar i rregullt në Komisioni për Zhvillim Ekonomik. Ai ka paraqitur disa vërejtje në projektligj duke thënë se në hartimin e tij Kuvendi ka mbetur jashtë vendimmarrjes për Trepçën, përveç Qeverisë e cila do të jetë 80 përqind aksionare e saj.
Ndërsa Rrustem Berisha , anëtar i Komisionit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se në parim e përkrahin ligjin, por kanë disa vërejtje të cilat do ti paraqesin gjate diskutimeve publike.
Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit që të përgatisin amendamentet dhe t’i paraqesin ato të hënën gjatë dëgjimit publik të ligjit.
Përndryshe, nëse nuk krijohet baza ligjore për Trepçën deri në fillim të muajit të ardhshëm kombinati Trepça falimenton
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...