BE-ja e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën në zbatimin e MSA-së

6 Tetor 2016 - 13:17      

Prishtinë, 6 tetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Në takim u diskutua rreth intensifikimit të bashkëpunimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë në funksion të përmirësimit të mjedisit afarist dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ministrja Bajrami e informoi znj. Apostolova me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në lidhje me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, forcimit të ndërmarrjeve, tërheqjes së investimeve të huaja, etj. Projekte të rëndësishme të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me zbatimin e MSA-së po financohen nga Bashkimi Evropian dhe me këtë rast, ministrja Bajrami e falënderoi zyrën e BE-së për mbështetjen e pakursyer jo vetëm rreth impelemtimit të MSA-së por edhe në projekte të shumta që kanë kontribuar dhe po ndikojnë në fuqizimin e ekonomisë së Kosovës.

Në anën tjetër, znj. Apostolova theksoi se Bashimi Evropian është i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Qeverinë e Kosovës në zbatimin sa më të suksesshëm të MSA-së, dhe fuqizimin e mëtejmë të ndërmarrjeve kosovare. Ajo ofroi gatishmërinë e Zyrës së BE-së për të punuar ngushtë me MTI-në në shumë projekte që ndërlidhen me rritjen e ndërmarrjeve dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...