Veteranët e UÇK-së i kërkojnë kryeministrit pensionet për 2016-shin, pastaj për listat

6 Tetor 2016 - 12:47      

Prishtinë, 6 tetor - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka nisur konsultat për të gjetur një zgjidhje për numrin e madh të veteranëve, të cilët janë bërë pjese skemës pensionale. Gjatë ditës sot ai ka takuar kreun e OVL-së, Smajl Elezajn.

Kohavisioni ka mësuar se nuk është marrë ndonjë konkluzion se si të procedohet tutje ky problem. Për KTV-në, Elezaj ka theksuar se kanë kërkuar nga Mustafa që të sigurohen paratë për pensionet të paktën për 2016, e më pas të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje për vitin 2017.

Kreu i OVL-vë nuk ka specifikuar nëse listat e veteranëve janë të fryra, por ka thënë se nuk e di saktësinë e tyre.

Qeveria e Kosovës dje ka ndarë 1.6 milion euro për pensionet e shtatorit por i mungojnë edhe rreth 15 milionë të tjera për tremujorin e fundit të vitit.

Ndërkohë, nga Qevria përmes një kumtese njoftohet për takimin që kryeministri Mustafa pati sot me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga kryetari Smajl Elezi. Bëhet e ditur se në takim ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Në këtë kumtesë theksohet se kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e të gjitha kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, duke pasur parasysh kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit.
Gjatë takimit, është biseduar në veçanti për adresimin e çështjes së pensioneve për veteranët luftëtarë, me ç’rast ka ekzistuar mirëkuptimi i dyanshëm për nevojën që kjo çështje të zgjidhet duke pas parasysh mundësitë buxhetore, domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtare si dhe duke pas konsideratë të plotë për nevojat e veteranëve të luftës.

Po ashtu, ka dominuar qëndrimi se duhet të gjendet zgjidhje për problemin e listave të veteranëve, duke përfshirë klasifikimin e tyre si dhe u shpreh angazhimi i përbashkët për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë, në kohë reale, të kësaj çështje.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për nevojat dhe çështjet tjera që lidhen me familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës çlirimtare dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me këto kategori, thuhet në kumtesë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...