Në Vuthaj, ku historia ndërthuret me natyrën turistike

6 Tetor 2016 - 11:58      

Vuthaj, kjo trevë etnike shqiptare shtrihet midis tre kufijve shtetëror Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi.

Në pjesën shqiptare zë vend në Malësinë e Madhe në zonën e Kelmendit. Sot drejt saj ka një rrugë te re e të bukur që mund të udhëtohet në çdo stinë, shkruan ATSH.

Qysh në lashtësi ka qenë e njohur me emrin “Vuthaj” ose “Katundi Vuthaj”.

Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe të banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare në zemër të alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale të veçanta.

Mbase dhe emrin e ka marrë prej kushteve të vështira dhe të ashpra gjeografike sidomos gjatë periudhës dimërore.

Sot ky vend është kthyer një nga më të preferuarit për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, të sporteve dimërore dhe të historisë.

Shumë agjenci turistike udhëtimesh të ftojnë të udhëtosh drejt këtyre lartësive për bukuritë e tyre të veçanta, për mikpritjen, gastronominë karakteristike zonale si dhe ngjitjet sportive.

Vjeshta është një peizazh i veçantë në Vuthaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...