Depozitat në bankat e Kosovës, 2.69 miliardë euro

6 Tetor 2016 - 11:00      

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se depozitat në sektorin bankar të Kosovës vazhdojnë të shënojnë rritje, megjithëse me një ritëm më të ngadalësuar krahasuar me periudhat paraprake.

Sipas raportit të BQK-së, në qershor 2016, vlera e të gjitha depozitave në sektorin bankar arriti në 2.69 miliardë euro, që, siç transmeton rtk, paraqet rritje vjetore prej 4.6 për qind.

“Ritmi i rritjes së gjithsej depozitave diktohet kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare, kategori kjo që deri në qershor 2016 regjistroi një normë vjetore të rritjes prej 5.2 për qind (6.0 për qind në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Depozitat e ekonomive familjare vazhdojnë të dominojnë strukturën e gjithsej depozitave, pasuar nga depozitat e ndërmarrjeve”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë.

Sipas BQK-së në të njëjtën periudhë depozitat e ndërmarrjeve, që kanë një pjesëmarrje prej 20.8 për qind në depozitat e përgjithshme të sektorit, gjithashtu shënuan rritje vjetore më të ngadalësuar prej 3.7 për qind.

“Në kuadër të strukturës së depozitave sipas afatit të maturimit, ka vazhduar rritja e pjesëmarrjes së depozitave të transferueshme, gjë që reflekton nivelin relativisht të ulët të normave të interesit në depozita. Në qershor 2016, depozitat e transferueshme rritën pjesëmarrjen në 55.9 për qind të gjithsej depozitave të sektorit bankar të Kosovës”, , është thënë në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...