Të drejtat e pacientëve, cilat janë ato

6 Tetor 2016 - 10:58      

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të drejtave të pacientëve në Kosovë - PRAK, me të cilët bisedoi për çështje që lidhen me realizimin së më të mirë të drejtave të pacientëve në Kosovë, transmeton Koha.net.

Në mënyrë të veçantë u bisedua për Konferencën ndërkombëtare për të drejtat e pacientëve që më 16 dhe 17 tetor 2016 do të mbahet në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Rrahmani ka vlerësuar angazhimet e PRAK për të përmirësuar fushën e mbrojtjes të drejtave të pacientëve në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë dhe institucionet, dhe ka siguruar se MSh do të përkrah angazhimet që rrisin transparencën e institucioneve dhe fuqizimin e të drejtave të pacientëve në kujdesin shëndetësor.

Në takim është biseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me PRAK dhe shoqatat që kujdesen për të drejtat e pacientëve, promovimin e këtyre të drejtave si dhe fuqizimin e mekanizmave që rrisin përgjegjësinë dhe llogaridhënien në sektorin shëndetësor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...