6 Tetor 2016 - 10:07
Ai ka theksuar KOS e ka certifikatën nga Kadastra e Kosovës në të cilën shihet se toka është pronë e KOS-it.
Kisha, sipas Janjiqit, quhet kishë e Milosheviqit edhe pse lejen për ndërtimin e kishte dhënë në vitin 1990 Hamdi Vraniqi, baba i zëdhënësit aktual të partisë që udhëheq fushatën kundër kishës.
Por, i pari i manastirit të Deçanit, Janjiq, nuk tregon se me një vendim të UNMIK-ut të vitit 1999, janë shpallur të pavlefshme të gjitha ligjet e miratuar për Kosovën dhe në Kosovë para datës 22 mars 1989, një ditë para se të rrënohej dhunshëm autonomia e Kosovës nga regjimi i Milosheviqit.
Saktësisht, në një dispozitë të UNMIK-ut të vitit 1999, thuhet:
Sipas rregullores numër 24/1999 të UNMIK-ut publikuar më 12 dhjetor 1999, ligje në fuqi në Kosovë konsiderohen:
Neni 1:
Ligji në fuqi
1.1
Ligji në fuqi në Kosovë përfshin:
(a) Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special Sekretarit të Përgjithshëm dhe instrumente ndihmëse të nxjerrë në përputhje me to dhe
(b) Legjislacionin ë fuqi në Kosovë më 22 mars 1989.
Janjiq, siç njofton b92, ka pyetur pse Qeveria e Kosovës toleron anarkinë ligjore të Prishtinës, përfaqësues të së cilës, siç ka thënë Janjiq, thonë se kishën do ta shndërrojnë në galeri me konstatimin se në shtypin kosovar po vazhdon fushata kundër KOS-it dhe ndërtimit ë kishës në qendër të Prishtinës.
“Tek më pas, siç thotë Janjiq, vendimin e Hamdi Vraniqit e kishte miratuar Qeveria e Serbisë. Kishën dhe pronësinë e saj prej i 4,2 hektarësh e konfirmoi më pas UNMIK dy herë në vitin 2003 dhe 2012, e, thotë b92, KOS e ka edhe certifikatën e Kadastrës së Kosovës se kjo tokë edhe më tej është pronë e KOS-it “
Janjiq, siç transmeton b92, në profilin e vet të Facebookut ka publikuar edhe dokumente, të cilët, ka thënë ai, konfirmojnë pronësinë e KOS-it për këtë tokë dhe për këtë kishë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...