6 Tetor 2016 - 09:52
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kapaciteteve mjekësore për punë në suaza të njësitit multinacional rajonal, si dhe përforcimi i kapaciteve ushtarake mjekësore të standardizuara dhe në nivel të lartë inter-operues me OKB-në, NATO-n dhe BE-në.
Pas hapjes së Shtabit, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski, në konferencën e përbashkët për media deklaroi se hapja e një shtabi të tillë në Shkup ka një rëndësi të veçantë për rajonin dhe Aleancën e NATO-s.
“Kjo nismë do të këtë synim të krijojë kapacitete ushtarake mjekësore të cilët do të jenë të aftë për të dhënë përgjigje të shpejtë në situata të krizave nga fatkeqësitë natyrore, siç ishim dëshmitarë viteve të kaluara në Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Me hapjen e këtij shtabi në Shkup ne bëmë histori”, tha Jolevski.
Nga ana tjetër, ministri i Mbrotjes së Serbisë, Zoran Gjorgjeviq, theksoi se në ditët e sodit të gjithë vendet e rajonit janë duke u ballafaquar me sfida të ngjashme dhe se kjo nismë në rajon do të luaj një rol të rëndësishëm në ballafaqimin me këto sfida.
“Unë shpreh bindje se kjo nismë do të mbetet një faktor i rëndësishëm për rajonin. Nëse kemi pajtueshmëri, bashkërisht mund të arrijmë shumë qëllime. Themelimi i kësaj organizate është një hap përpara për t’iu bashkuar qëllimeve tona”, u shpreh ai.
Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes e BeH-së, Marina Pendesh, tha se kjo nismë në të cilën përfshihen ministritë e gjashtë vendeve të rajonit është bazë për mënyrën se si duhet të punohet në të ardhmen.
“Jemi dëshmitarë të disa fatkeqësive natyrore të cilat shpesh kapluan jo vetëm këtë pjesë të botës, por në përgjithësi në të gjithë botën. Mendoj se ai që erdhi deri në këtë ide për organizimin e këtyre forcave mjekësore me të vërtetë ia qëlloi, sepse kjo me të vërtetë na nevojitet”, theksoi Pendesh.
Nga ana tjetër, ministrja e Mbrotjes së Sllovenisë, Andreja Katiç tha se: “Mirë është që gati të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojmë në një projekt të përbashkët. Mirë është që ky projekt në një anë është projekt ushtarak, ndërsa në anën tjerët është edhe projekt humanitar që do të ndihmojë personave me nevojë”.
Ndryshe, nisma “Task-forcat mjekësore të Ballkanit” është projekt i inicuar nga Mbretëria e Norvegjisë dhe SHBA-ve, ndërsa vendet e kyçura janë Maqedonia, Serbia, Bosnjë e Hercegobina, Sllovenia, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Ambasadori norvegjez në Maqedoni, Arne Sanes Bjornstad dhe përfaqësues nga Sekretariati Amerikan për Mbrotje, Kevin Hill, të cilët ishin të pranishëm në hapjen e këtij shtabi, theksuan se në periudhën e tanishme bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit është shumë i rëndësishëm.
Sipas tyre, kjo nismë nuk është vetëm një task-forcë mjekësore, por është edhe një lloj ndihme humanitare që do të ndihmojë edhe popullsinë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...