#Protestoj, e 11-ta me radhë, sot kundër “Dosjes së Shefave”

6 Tetor 2016 - 09:38      

Grupi i qytetarëve #Protestoj ka bërë të ditur se protesta e 11 me radhë, do të mbahet sot, duke filluar nga ora 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përmes postimit në faqen e tyre, ata kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimeve të tyre.

Ky është njoftimi i i #Protestoj:
Qytetarët e Kosovës sërish protestojnë kundër sistemit politik të involvuar në krim dhe korrupsion që tashmë ka depërtuar në instancat më të larta shtetërore. Përmes kësaj proteste qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në skandalet e përgjimeve, hetim penal ndaj tyre, si dhe kërkojnë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre. Protesta e 11 me radhë do të mbahet të enjten, me datë 06.10.2016, në ora 17:00, tek sheshi "Zahir Pajaziti". Siç është deklaruar më herët, protestat nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave, për një shtet ligjor dhe demokratik, protestat do të zhvillohen çdo të enjte.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...