Kosova në Forumin “Ambienti i të bërit Biznes” në SHBA

6 Tetor 2016 - 09:24      

Ministri i Financave Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës morri pjesë në Forumin “Ambienti i të bërit Biznes” në vendet e regjionit të Karaibeve, ku foli për situatën ekonomike në Kosovë, njofton kumtesa nga MeF, transmeton Koha.net.

Hoti në forum vuri theksin te përmirësimi i rangimit të Kosovës në Raportin e Bankës Botërore “Të bërit Biznes”, si dhe në veprimet specifike që Kosova ka ndërmarrë, e që kanë kontribuar në përmirësimin e pozitës së Kosovës në këtë raport.

Përveç veprimeve specifike që lidhen me indikatorët individual të këtij raporti, ai foli për përvojën e Kosovës në koordinimin dhe involvimin e sektorit privat në proceset reformuese, duke folur për rolin që ka luajtur dhe vazhdon të luaj Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, si një forum për koordinimin e reformave që lidhen me fushën e zhvillimit ekonomik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...