Gjykata e Nishit refuzoi kërkesën për lirimin e Nehat Thaçit

6 Tetor 2016 - 08:10      

Gjykata e Nishit e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, për lirim nga arresti. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Gjykatës së Nishit, Vladimir Stanojeviq, i cili ka thënë se për rastin e drejtorit do të vendoset në Beograd, shkruan sot Koha Ditore.

“Ankesa e mbrojtjes u refuzua dhe lënda u dërgua në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd. Tani ata e kanë në dorë të vendosin se si do të zhvillohet më tej ky proces”, ka thënë Stanojeviq.

Thaçi ishte arrestuar të enjten me një vendim të Gjykatës së Nishit të lëshuar në vitin 2010, nën dyshimin për terrorizëm. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe teksa po kalonte kufirin Kosovë - Serbi, për të dalë në vende të Bashkimit Evropian, ai është arrestuar nga autoritetet serbe. Pas kësaj, më 30 shtator, Gjykata e Nishit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Për arrestimin e Thaçit ka pasur reagime nga pala kosovare, e cila madje ka kërkuar nga autoritet serbe që ta lirojnë sa më parë.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...