Gjuriq thotë se mund mos të jetë më negociator në Bruksel

5 Tetor 2016 - 23:13      

Medie serbe njoftojnë se Beogradi ka marrë ultimatum që deri të dielën ta nënshkruajë marrëveshjen për telekomunikacionin me Prishtinën. Marko Gjuriq ka thënë se nëse ndodh nënshkrimi, ai nuk o të jetë më negociues i Beogradit me Prishtinën, transmeton Koha.net.

“Ky është një ultimatum serioz dhe sfidë. Nëse ndodh që Qeveria ta pranojë, duke e ditur se me këtë akt nuk do ta lehtësojë fare punën e kryeministrit, i cili ka shumë presion rreth kësaj, unë, që më së shumti kam dhënë këshilla se këto kushte nuk mund t’i pranojmë, nuk do të mund të merresha më me këtë punë”, citon “Veçernje Novosti” të ketë thënë Marko Gjuriq.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq për këtë gazetë ka thënë se në Bruksel javën e shkuar është mbajtur rundi pesëditësh i dialogut për telekomunikacionin, sipas fjalëve të Marko Gjuriqit, “diçka e shumë e çuditshme ka ndodhur në natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes kur dokumenti që i lënë në tavolinë ka qenë krejtësisht i pandryshuar.

“Përnjëherë dikush nga anash,dikush që nuk është as nga BE e as nga Prishtina, për t’i bërë bisedat të pasuksesshme u përzje, ndoshta që me këtë akt të arrinte një qëllim tjetër politik deh që Serbinë ta vinte nën një presion të tillë që deri më tash”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...