“Kosovës i duhet konsensusi”

5 Tetor 2016 - 20:38      

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se në këtë situatë vendit i duhet një konsensus politik në mënyrë që të dalë nga problemet që ka shkaktuar demarkacioni e asociacioni tash e një vit.

Ai ka thënë se Kosova vetëm përmes një konsensusi politik mund të përmbyll statusin e vet.

“Deri në integrimin e plotë në strukturat euroatlantike Kosovës më shumë se ajri, i duhet konsensusi politik. Kosova vetëm me konsensus politik ka mbërri të përmbyllë statusin politik të saj. Në atë kohë, po të mos ishte realizuar konsensus politik dhe angazhimi politik,nuk do të ishim këtu, pavarësisht që ka pasur dallime e telashe”, ka thënë ai.

Haziri theksoi se ndonëse është vërtetuar nga ekspertët se procesi i demarkimit është në rregull, ai ka thënë se ka vullnet për rishikim të marrëveshjes nëse diçka e tillë është e nevojshme të bëhet.

“Ne e kemi një vendim të ekspertëve dhe të konfirmuar nga ekspertë tjerë, të jashtëm dhe të brendshëm që demarkimi si proces është në rregull. Kemi dyshime dhe kemi tendenca dhe fakte e letra fizike që pretendojnë që nuk është çdo gjë e përfunduar. Ka vullnet edhe këtu dhe jashtë këtuhit që mund të përmirësohen nëse duhet të përmirësohen”, përfundoi ai.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...