Gjedhet me sëmundje gungore po ngordhin edhe pas vaksinimit [video]

5 Tetor 2016 - 19:28      

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit për vaksinimin e gjedheve, për t’i mbrojtur nga prekja e sëmundjes së gungave, raporton KTV.

Deri më tani, gati në të gjitha komunat ka përfunduar procesi i vaksinimit. Veterinerët pranojnë se ka pasur edhe raste kur bujqit kanë refuzuar t’i vaksinojnë gjedhet kundër kësaj sëmundjeje.

Megjithatë, vaksinimi i gjedheve të prekura nga kjo sëmundje afrikane, jo gjithmonë ka mundur të kryejë funksionin e vet.

Edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës pranojnë se ka raste kur kanë ngordhur gjedhet edhe pasi janë vaksinuar.
Procesi i vaksinimit nuk ka qenë detyrimor, por vullnetar dhe se, siç ka pasur raste të kundërshtimit nga fermerët shqiptarë, ka pasur edhe nga fermerët serbë në veri të vendit, të cilëve u është shpërndarë kjo vaksinë.
Deri më tani, numri i gjedheve të ngordhura ka tejkaluar 200-in.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...