Prishtinasit përballen me mungesë të shërbimeve mjekësore [video]

5 Tetor 2016 - 19:26      

Ndonëse kanë bërë investime për riparimin e shumë qendrave të mjekësisë familjare, kryeqytetasit shpesh përballen me mungesë të shërbimeve mjekësore, raporton KTV.

Kjo për faktin se në këto qendra ka mungesë të stafit për të plotësuar nevojat.
Drejtori për shëndetësi në komunën e Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se po përballen me një problem të tillë tash e sa muaj.
Thotë të kenë dërguar disa herë kërkesa, por përgjigje morën pas rreth 3 muajsh nga Ministria e Financave, për të mos plotësuar kështu as për së afërmi nevojat që kanë.

Edhe zyrtarë të kësaj ministrie kanë konfirmuar, përmes një përgjigjeje me shkrim, se e kanë aprovuar kërkesën e komunës. Ndërkohë, Vitia ka treguar se derisa 22 punonjës në këtë sektor kanë shkuar në pension, nevojat janë edhe për më tepër, marrë parasysh numrin e madh të banorëve dhe zgjerimin e shërbimeve. Në Prishtinë, ka 32 institucione shëndetësore, përfshirë edhe poliklinikën stomatologjike dhe ambulancat në viset rurale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...