5 Tetor 2016 - 19:22
Ai, para komisionit, e ka përsëritur se kriteri kryesor për liberalizim vizash mbetet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Para komisionit, kryediplomati kosovar raportoi edhe për shumë çështje të tjera.
Ka thënë se po punojnë shumë që të shtojnë numrin e njohjeve.
Synojnë që deri në fund të vitit të kenë marrëdhënie diplomatike edhe me 100 vende të botës. Si prioritet e ka paraqitur anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërsa tha se prioritet mbi prioritete mbetet aplikimi për Interpol, aplikimi në Këshillin e Evropës si dhe anëtarësimi në UNESCO.
Hoxhaj ka kritikuar veprimet e ministrave serbë të Qeverisë së Kosovës që kanë bërë në kishën serbe në oborrin e universitetit, por ka thënë se duhet të tregohen të kujdesshëm e të mos bien në grackën e Serbisë.
Ka shprehur shqetësimin për ndikimin rus në Ballkan, ndërsa ka thënë se tri-katër OJQ në veri financohen nga Rusia. Ka treguar se nuk do të lejojë politizim të diplomacisë, ndërsa i është përgjigjur edhe për zënkën që ka ndodhur mes zyrtarëve të ministrisë.
Deputeti Pal Lekaj i kritikoi ambasadorët e Kosovës në botë, por ata i mbrojti Hoxhaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...