5 Tetor 2016 - 19:16
Ashtu siç kishte raportuar KTV-ja ditë më parë, paratë u morën nga rezervat e shtetit.
Ndërsa ministri i Punës, Arban Abrashi, theksoi se këto para janë vetëm për pagesën e pensioneve për muajin shtator dhe se do të shohin për zgjidhje të reja për muajt e ardhshëm.
Në anën tjetër, kryeministri Mustafa edhe njëherë ka ritheksuar rrezikun që mund të pësojë buxheti i Kosovës për shkakun e kostos së lartë që po ndahet për veteranët.
Mustafa tha se kanë marrë zotimin me FMN-në që të gjejnë një zgjidhje e cila është e përballueshme për buxhetin. Në të kundërtën, do të rrezikohen të gjitha projektet.
Kryeministri bëri të ditur se listat do të shikohen më vonë, duke garantuar se pensionin do ta marrin ata që e meritojnë dhe janë veteranë të vërtetë. Sidoqoftë, janë 28 mijë e 268 veteranë dhe vetëm për një muaj qeverisë i duhen 4 milionë e 805 mijë euro në muaj, ndërsa deri në fund të vitit, ajo duhet t’i ketë 14 milionë e 416 mijë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...