5 Tetor 2016 - 19:11
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë prezantimit të projektligjit, ka theksuar se Trepçës kanë dashur t’i japin trajtën e një shoqërie aksionare, e cila iu hap rrugë investimeve.
Por projektligji është kundërshtuar nga ministrat serbë të Kosovës.
Derisa për zëvendësin e Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq, projektligji është më shumë politik se sa ekonomik, ministri i Pushtetit Lokal, Mariq, ka theksuar se komuniteti serb është plotësisht i përjashtuar nga ky proces.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres për dialog, Edita Tahiri, e cila ka kërkuar largimin e ngjyrimeve etnike, pasi sipas saj, kjo nuk ndihmon proceset e tilla.
Pavarësisht debatit, shefi i ekzekutivit e ka cilësuar projektligjin si zgjidhjen optimale për Trepçën, duke theksuar se resurset minerare janë pronë e Kosovës dhe ato nuk mund të negociohen.
Ligji pritet të miratohet në seancën e së premtes, pasi dihet se më 2 nëntor ishte afati i fundit për likuidim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...