Fillon intervistimi për vdekjen e trevjeçares Xheneta Gashi [video]

5 Tetor 2016 - 19:09      

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka intervistuar gjatë ditës njërin nga tre drejtorët e Komunës së Prizrenit, ndaj të cilëve ka nisur hetimet pas tragjedisë që ndodhi në muajin qershor, ku humbi jetën Xheneta Gashi.

Drejtori i intervistuar, Bedrija Ejupagiq, ka konfirmuar lajmin, duke thënë se i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë.
Edhe kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se Prokuroria i ka hapur hetimet ndaj tre personave, drejtorë në Komunën e Prizrenit, për të cilët dyshohet se në kuadër të fushëveprimtarisë së tyre nuk kanë ndërmarrë masa mbrojtëse në evitimin e fatkeqësisë që ka ndodhur më datën 6 qershor 2016.

Hoxha ka shtuar se varësisht prej dëshmive dhe provave, hetimet mund të zgjerohen edhe ndaj dikujt tjetër. Trevjeçarja Xheneta Gashi vdiq më 6 qershor të këtij viti, pas shembjes së një shtëpie të vjetër në rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren.

Pas kësaj tragjedie, shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë, me anë të protestave, kishin kërkuar dorëheqjen e kryetarit Ramadan Muja dhe të përgjegjësve të tjerë, mirëpo, deri tash, askush nuk është dënuar dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për humbjen e jetës së Xheneta Gashit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...