5 Tetor 2016 - 19:05
Në 3 deputetë të partisë më të madhe në vend ka shkuar numri i atyre që Prokuroria Speciale e Kosovës po i heton për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkelje të statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës.
Rastet kanë të bëjnë kryesisht me emërime në borde ndërmarrjesh. Por, shefi i GP të PDK-së ka thënë për KTV-në se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Kolegu i tij deputet, Besim Beqaj, nuk është lajmëruar në thirrje të KTV-së.
Një ekip prej tre prokurorëve, në krye me Drita Hajdarin, së shpejti pritet t’i marrë ata në pyetje.
Procedura e njëjtë ishte ndjekur me Adem Grabovcin, por ai cili kishte zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Florent Latifaj ka konfirmuar për KTV-në se EULEX-i, që e kishte këtë lëndë, u ka kthyer përgjigje, duke thënë se ata nuk e kanë lëndën e përgjimeve.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila tani ka disa zyrtarë të lartë nën hetime, nuk ka dashur të komentojë për këtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...