Të gjitha aktivitetet e zhvilluara sot për lirimin e Thaçit nga Serbia [video]

5 Tetor 2016 - 19:02      

Deputetë të Kuvendit kanë kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, pas arrestimit nga autoritetet serbe të drejtorit të Policisë, Nehat Thaçi, raporton KTV.

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i ka bërë thirrje ministres për Dialog që të ndërpresë të gjitha bisedimet me palën serbe deri sa të lirohet nga paraburgimi zyrtari policor.
Deputeti i LDK-së Anton Quni mendon se te ndërprerja e bisedimeve, komisioni duhet të jetë më i kujdesshëm.

Ata gjithashtu kanë kërkuar nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të bëjnë trysni më të madhe ndaj Serbisë, në mënyrë që kësi lloj arrestimesh të mos përsëriten edhe në të ardhmen. Derisa në një mbledhje të ardhshme të këtij komisioni do të ftohen që të raportojnë për arrestimin e Thaçit, Skënder Hyseni dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni.

Për arrestimin e Thaçit ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se po punojnë intensivisht për lirimin e tij.
Kundër mbajtjes së padrejtë të Thaçit në Nish, kanë protestuar qindra punëtorë të Administratës komunale të Mitrovicës për 15 minuta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...