Hoxhaj në Holandë

5 Tetor 2016 - 18:50      

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare Mbretërinë e Holandës, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net.

Gjatë qëndrimit atje, ministri Hoxhaj do të pritet nga homologu i tij Bert Koenders me të cilin pritet të diskutojë për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet dy shteteve si dhe për përkrahjen e mëtejme të Holandës për të avancuar në procesin e integrimeve evropiane.

Hoxhaj do të pritet edhe nga deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të shtetit holandez të cilët do t’i informoi për hapat e Kosovës drejt rrugëtimit për në BE si dhe për përpjekjet që Kosova po i bën për të përfituar nga ekspertiza e shteteve partnere, anëtare të BE-së e do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve të cilët do t’i njoftoi me kushtet e përshtatshme që i ofron Kosova për investitorët e huaj si dhe do të mbaj edhe një ligjëratë para një audience të zgjedhur të përbërë nga akademikë dhe diplomatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...