5 Tetor 2016 - 17:41
Guteress do ta zëvendësojë Ban Ki Moonin e kjo u vendos pas rundit të gjashtë të zgjedhjeve që u mbajtën në Nju Jork.
Askush nga shtetet anëtare nuk ka vënë veto ndaj përzgjedhjes së tij.
Mandati i Ban skadon në fund të vitit 2016, derisa në këtë post qëndroi në dy mandate nga pesë vjet.
OKB-ja ishte shumë e interesuar që këtë vit të bëjë histori duke zgjedhur një grua në postin e të parës së organizatës por kandidatët megjithatë nuk janë renditur mirë gjatë turneve të votimit.
Guteress është politikani më i njohur ndërkombëtarisht nga Portugalia dhe gjatë karrierës së tij ka trajtuar krizat që nga Timori Lindor e deri tek kjo e refugjatëve në ditët e sotme.
Para se të merrte postin në krye të UNHCR-së ku qëndroi nga viti 2005 deri më 2015 ai ishte kryeministër socialist i Portugalisë e qeveria e tij ishte e vetmja në historinë moderne e cila kreu mandatin e plotë.
Në këtë garë ai ka mposhtur serbin Vuk Jeremiq.
Para dite AFP kishte njoftuar se kundër serbit Jeremiq do të jenë fuqitë perëndimore që kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit: SHBA, Britani e Madhe dhe Franca.
Kundërshtimin ndaj tij këto vendi e kishin bazuar në qëndrimin e Jeremiqit ndaj NATO-s dhe Kosovës.
Jeremiq NATO-n e kishte quajtur agresor, ndërsa për Kosovën kishte thënë se”vetëm mbi trupin e tij të vdekur do të anëtarësohej në KB”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...