5 Tetor 2016 - 17:29
Derisa në vitin 2011 Ismet Beqiri kritikonte ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj për gjendjen në shërbimin e jashtëm, tani për të njëjtën ministër ai ka thur lavde, raporton Koha Ditore.
Beqiri e ka quajtur Hoxhajn ministrin me të cilin duhet të mburret qeveria e Kosovës.
Ismet Beqiri, sot në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme ka thënë:
“Nuk po ta boj rrafsh, por jeni një ndër ministrat me të cilët qeveria e Kosovës duhet të mburret. Duhet prej secilit ministër të kërkojmë informata të tilla. Ka shtete që nuk na duan te mirën, prandaj duhet punë më e madhe. Fakti se takoheni me 76 përfaqësues të ndryshëm në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, është e jashtëzakonshme. Kjo na ka munguar. Ta intensifikojmë diplomacinë parlamentare. Nuk duhet kursyer për të shkuar me bisedu edhe me ua shpjegu gjendjen në Kosovë. Ka të arritura. Kemi çaluar më herët në këtë. Por e keni dinamizuar punën e aktivitetin diplomatik.
Ismet Beqiri, me gjasë ka harruar ose dëshiron të harrojë se çfarë kishte thënë për minsitrin e Jashtëm më 11/10/2012, në interpelancën e ministrit Enver Hoxhaj për diplomacinë.
Deputeti Beqiri ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme nga viti 2010 nuk ka hapur asnjë ambasadë apo konsullatë. Sipas tij, në këtë proces ka dominuar më shumë nepotizmi.
“MPJ nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar imazhin. Jo serioziteti i politikës së jashtme ka dëmtuar këtë imazh edhe më shumë. Janë disa raste të shkeljeve që bëhen siç janë rasti i drejtorit për çështje konsullore, për buxhet dhe financa për personelin. Këta drejtorë janë emëruar pa u përfillur asnjë rezolutë. 8 zyrtarë vetëm nga Suhareka të pranuar pa procedura apo me procedura joligjore”, ka theksuar Beqiri.
Për më tepër, ai ka shtuar se përfaqësimi rajonal ka degraduar përkundër kompromisit për përfaqësim rajonal me fusnotë. GP i LDK-së ka propozon këtë mocionin në përputhje me rregulloren e Kuvendit, duke i ftuar deputetët që të përkrahin.
1. Kuvendi kërkon përgjegjësi për skandalin nga Republika e Malit, 2. Të njoftohet Kuvendi, në afat prej 2 javësh, nga MPJ për njohjet nga Nigeria dhe Uganda duke paraqit dëshmi,3. Të sqarohen kompetencat e anëtarëve të Qeverisë, të të gjithë përfaqësuesve që merren me njohje,4. të merren hapa të menjëhershëm për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe të raportojë në Kuvend në baza mujore dhe 5. Kuvendi kërkon nga Qeveria që të ndalojë politizimin e shërbimit diplomatik të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...