5 Tetor 2016 - 17:21
Për këtë Hoxhaj tha se do të bëjë që ata që kanë qenë me mandat dy vjeçar me mision jashtë vendit të kthehen në Kosovë, dhe anasjelltas.
“Ekziston një përshtypje e stafit diplomatik që asnjëri nga ta nuk dëshiron të kthehet në Kosovë dhe të shërbejnë në Ministri, secili dëshiron të shërbejë jashtë. Ne jemi si një lloj ushtrie, kemi misione jashtë, por edhe brenda. Një pjesë e madhe që kanë nënshkruar këtë letër kanë qenë në misione të caktuara, është dashur me kthy dhe janë kthy. Çdo vend në botë i ka dy mandate jashtë një brenda dhe unë ju siguroj juve që kam ndërmend me i kthye ata që i kanë bërë dy mandat jashtë një brenda, dhe ata që nuk janë shku me i dërgu jashtë”, tha Hoxhaj.
Deputetja Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosja, e ka pyetur ministrin Hoxhaj nëse do ta arrestojë të ashtuquajturin shef i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriqin në rast se hyn në territorin e Kosovës.
Megjithatë Hoxhaj tha se i përket ndalesës ose jo të Gjuriqit, ministria e tij nuk është kompetente.
Ndërsa çështja tjetër e ngritur nga Haxhiu, për fushatë të Serbisë për anëtarësim në UNESCO, Hoxhaj ka thënë se janë të pa pranueshme e sidomos sjellja e ministrave të cilët janë pjesë e Qeverisë të Kosovës, të cilët për dy javë pretendojnë që kinse po pastrojnë Kishën Ortodokse, e që në fakt janë pjesë e fushatës së Serbisë që të pamundësojnë aplikimin e Kosovës në UNESCO.
“Për mua si anëtar i Qeverise janë të papranueshme sjellja e ministrave të cilët janë pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe të cilët çdo dy javë pretendojnë që e pastrojnë Kishën Ortodokse në Kampusit Universitar ku janë më shumë pjesë e fushatës së Serbisë sesa janë të interesuar që ta mbrojnë atë monument në atë gjendje që është dhe këtë shqetësim e kam ngrit brenda përbrenda Qeverisë. Kjo bëhet me agjendën përfundimtare, që ta pamundësojnë aplikimin e Kosovës në UNESCO dhe unë nuk e përjashtoj mundësinë që në të ardhmen mund të jenë edhe më egërsi”, tha Hoxhaj.
Gjithashtu ministrit Hoxhaj i është kërkuar edhe raportimi për ambasadorët. Ndërsa deputetja Blerta Deliu-Kodra ka ironizuar me pyetjen që i ka bërë Hoxhajt duke e pyetur nëse në pesë vitet e ardhshme do të ketë luftë në Ballkan.
“E përmendet hapjen e diplomacive të reja të cilat pritet të jenë shtetet të ndryshme, a do të ketë hapje të përfaqësimeve diplomatike në Azi dhe Afrikë dhe një temë e cila është jashtëzakonisht duke u trajtuar, që në pesë vitet e ardhshme pritet të ketë një luftë të re në Ballkan’, ka pyetur Deliu-Kodra.
Hoxhaj tha se në të ardhmen do të bëhet një ambasadë në Afrikë dhe një tjetër në Azinë Juglindore. E sa i përket luftës në Ballkan ai tha se është jashtë mandatit të tij të flasë për këtë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...