Mustafa përkrah ARKEP-in

5 Tetor 2016 - 17:18      

Komisioni për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar, realizoi sot një vizitë pune në Autoritetin Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Sipas njoftimit, komisionin e priti Bordi i ARKEP-it, i kryesuar nga Kreshnik Gashi, i cili e njoftoi Komisionin me sukseset dhe sfidat e kësaj agjencie të pavarur, që i raporton Komisionit.
Gashi vuri theksin në tregun e komunikimeve elektronike, si atë fikse dhe mobile, planet për të ardhmen e agjencisë, si dhe rolin që ka ARKEP-i në negociata për telekomunikacion dhe mbikëqyrjen e implementimit të marrëveshjeve të arritura me Serbinë.

“Po ashtu, kërkoi nga Komisioni, që ta përkrahë në pavarësinë financiare, në mënyrë që ta kenë një buxhet të mjaftueshëm për funksionim, gjithashtu vuri në dukje problemet që shkaktohen nga Ligji për menaxhimin e financave publike”, thuhet në njoftim.

Kryetari Mustafa, i dha përkrahje Bordit të ARKEP-it, në punën e tij, sidomos në atë të buxhetit dhe kërkoi përqendrim më të madh në zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit, respektivisht Komisionit, siç janë: çështja e konsolidimit të mëtejmë të operatorit publik, aspekti i konkurrencës dhe cilësia e standardeve në fushën e telekomunikacionit.

Po ashtu, edhe deputetët prezentë shtruan tema për trajtim, lidhur me operatorët ilegalë, Kodin e diskutuar shtetëror +383, mungesën e stacionit monitorues fiks dhe njëkohësisht morën informata rreth negociatave me Serbinë, sa i përket marrëveshjeve për telekomunikacionin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...