Serbia para ultimatumit për marrëveshjen e telekomunikacionit me Kosovën

5 Tetor 2016 - 17:03      

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq se në periudhën e ardhshme do të merret vendimi lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Beogradit e Prishtinës për telekomunikacion, transmeton koha.net.

Ai ka theksuar se bisedat për këtë temë janë më të vështira se sa që duket nga jashtë, porse nuk flet për ultimatum.
"Nuk do të thosha se bëhet fjalë për ultimatum , bëhet fjalë për bisedimet që kemi zhvilluar në Bruksel “citon b902 të ketë thënë Vuçiq duke përfolur deklaratën e Marko Gjurqit se Serbia është para ultimatumit.

"Pa marrë para sysh se më ka lavdëruar si kryeministër, mua më ka vënë në situatën më të vështirë, sepse nëse këtë e pranojmë, i bie se unë kam marrë diçka që është kundër popullit tim, e nëse nuk pranojmë, ne drejtpërdrejt jemi përgjegjës për situatën eventuale të vështirë politike” ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Vuçiq ka thënë se para tij ka ardhur dokumenti për të cilin duhet të deklarohemi e për të cilin nuk ka negociata dhe se vendimi për këtë do të merret ditëve të ardhshme.
"Do të shih si dhe çka do të propozoj Qeverisë sonë dhe ekipit negociues. Fjala është për gjëra shumë të vështira e pasojat për ne janë serioze në çdo pikëpamje”, ka thënë Vuçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...