Këshilli Gjyqësor i Kosovës me mungesë buxheti

5 Tetor 2016 - 16:32      

Anëtaret e Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga deputeti Armend Zemaj, kryesues grupit punues, dhe deputetet Albulena Haxhiu e Selvije Halimi, anëtare, të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L -033, zhvilluan sot takimin me anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, njofton kumtesa zyrtare, transmeton koha.net.

Në këtë takim u diskutua për sfidat në zbatimin e legjislacionit në përgjithësi dhe nevojat për adresim të problemeve që aktualisht ka sistemi i drejtësisë.

Mungesa e buxheti ishte shqetësimi kryesor që u ngrit, si nga anëtarët e Këshillit, po ashtu dhe nga deputetët. Në këtë rrafsh u tha se me këtë buxhet do të jetë vështirë i përballueshëm adresimi i sfidave që ka sistemi i drejtësisë, sepse është i nevojshëm rritja e numrit të gjyqtarëve dhe stafit profesional.

Tutje, u diskutua për aktet nënligjore që duhet të nxirren nga KGJK-ja, transferin e gjyqtarëve dhe koordinimi institucional me rastin e hartimit të legjislacionit. U theksua se ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit është jo i mirë dhe po shkakton probleme me rastin e implementimit, gjë që shpesh bie edhe në kolizion me ligjet tjera.
Në fund të këtej takimi, ishte një pajtim i përgjithshëm që të avancohet bashkëpunimi institucional në mes të KGJK-së dhe Kuvendit, si kategori Kushtetuese, me qellim të avancimit të sistemit të drejtësisë në vend.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...