5 Tetor 2016 - 16:20
Në një mbledhje që ka zgjatur dy orë Hoxhaj ishte ftuar që të raportonte për punën e tij si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Pyetjet më të shpeshta që deputetët i shtruan pyetje ministrit Hoxhaj ishin ato në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës Nehat Thaçi nga policia serbe si dhe aktivitetet e Ministrisë për të penguar emërimin e zyrtarit serb Vuk Jeremiq si sekretar i OKB-së.
Ndërkohë ministri Hoxhaj tha se gjatë këtyre viteve nuk është punuar sa duhet, duke potencuar faktin se asnjëherë nuk e kishte menduar se në vitin 2016, Kosova do të jetë jashtë OKB-së.
“Mendoj që jo, ne mund të punojmë edhe më shumë, mund të punojmë edhe më mirë por unë e kam një shqetësim më shumë edhe individual, unë nuk kam menduar asnjëherë se në vitin 2016 ne do të jemi jashtë OKB-së...sikurse nuk kam menduar që në 2016 mund të kem një situatë ku nuk kemi asnjë njohje të plot evropiane i cili është një shqetësim për neve si Ministri e punëve të Jashtme. Në këtë drejtim shteti i Kosovës është në një pozitë më të favorshme ndërkombëtarë se sa që ka qenë 2008 meqë kemi shumë njohje shumë anëtarësime... a e kemi situatën e favorshme absolut jo, dhe ky është shqetësim i imi”, tha Hoxhaj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...