5 Tetor 2016 - 16:04
Protestuesit thanë se kanë dal në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, që projektligji për Trepçën të shqyrtohet në seancën e Kuvendit që do të mbahet të premten.
Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe të minatorëve, ndërsa janë udhëhequr nga drejtori i tyre Jovan Dinkiq.
Njëri nga protestuesit tha për kp se ky projektligj është i rrezikshëm për ta, ngase prek ekzistencën e tij dhe të familjes.
“Nuk mund ta pranoj një vendim të tillë që bie deri tek ndërprerja e prodhimit dhe kështu rrezikon ekzistencën e familjes time”, tha ai.
Në protestë kanë marrë pjesë edhe kryetarët ilegalë të veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq, si dhe ai i komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq.
Protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa nuk është shënuar ndonjë inciden.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...