
5 Tetor 2016 - 15:33
Ai tha se dihet tashmë që disa muaj aty ka pasur probleme dhe është ndërprerë puna.
“Ne bashkërisht me ju dhe disa ministra të tjerë i kemi ndjekur këto shqetësime dhe në kuadër të vizitave dhe diskutimeve që kemi pasur jemi munduar që maksimalisht të ofrojmë përkrahjen tonë institucionale brenda mundësive dhe kompetencave ligjore për këtë ndërmarrje, në mënyrë që të rinisë puna, që punëtorët që janë aty ta ndjejnë vetën të sigurt për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre. Në këtë drejtim, unë shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjitha institucionet, të gjithë aktorët në këtë përkrahje, të cilën e kemi bërë, duke i përfshirë institucionet qeveritare, në këtë rast, KEDS-in, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, të cilat e kanë bërë të pamundurën, në mënyrë që t’i akomodojmë disa prej kërkesave të menaxhmentit të ndërmarrjes “Ferronikel” dhe që ata të pajtohen që të rinisin punën. Në veçanti Ministria e Infrastrukturës, Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe dy që i përmenda më lart, në takimet e përbashkëta që i kemi pasur, kanë treguar edhe gatishmëri, por edhe kanë vepruar gjatë gjithë kohës, në mënyrë që t’i akomodojmë zgjidhjet e pajtueshme, zgjidhje ligjore, në mënyrë që kjo përkrahje institucionale të përkthehet në një rinisje të punës të kësaj ndërmarrje të rëndësishme”, tha Stavileci, raporton Koha.net.
Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, vlerësoi se është bërë një punë shumë e madhe e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Financave, të Infrastrukturës dhe Ministrisë së Mjedisit.
“Ne i kemi përmbushë të gjitha çështjet që janë kërkuar prej nesh, falë interesit tonë që t’iu ndihmojmë punëtorëve atje. Këtu ka qenë qëllimi themelor, që mos të rrezikojmë punën e punëtorëve në “Ferronikel” dhe të mundësojmë që ai të funksionojë. Unë përshëndes këtë lajm tepër të rëndësishëm për fillimin e punës, por edhe përgëzoj të gjitha organet për punën që e kanë bërë në Komunën e Drenasit, sepse edhe kryetari i Komunës, me përkushtimin më të madh, është përpjekur dhe i ka përmbushur zotimet për aq sa ata kanë pasur fushëveprim dhe kompetenca në këtë fushë”, tha Mustafa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...