Koordinimi i aktiviteteve, prioritet për zbardhjen e fatit për personat e pagjetur

5 Tetor 2016 - 15:24      

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, ku të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit për bisedime për personat e pagjetur, Ibrahim Makolli, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj dhe përfaqësuesja nga Ambasada Britanike, Miranda Shala.

Vazhda e takimit u shtri rreth koordinimit dhe ndarjes së përgjegjësive mes akterëve dhe zyrave kompetente në raport me fatin e personave të pagjetur, në mënyrë që të ecet përpara në këtë segment, sidomos ndaj obligimeve në terren ku problemet shfaqen nga faktorë të ndryshëm, duke filluar nga mungesa e ekspertëve të mjaftueshëm e deri tek problemet teknike.

Dushi shprehu përkushtimin institucional për përkrahje të vazhdueshme për intensifikimin e aktiviteteve rreth fatit të personave të pagjetur, njëherësh përshëndeti edhe gatishmërinë e Ambasadës Britanike në Kosovë për ndihmën e ofruar në raport me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Zëvendësministri Dushi i njoftoi të pranishmit se “tani gjendemi në fazën e hartimit të Strategjisë për fushën e mjekësisë ligjore dhe çështja e të pagjeturve do të zë vend në këtë strategji”.

Gjatë këtij takimi u dakorduan të gjithë që intensifikimi i takimeve të këtij niveli me qëllim të koordinimit rreth punës dhe angazhimeve për fatin e personave të pagjetur do të kontribuoj edhe më tej, deri në finalizimin e këtij qëllimi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...