Foto: Koha / ilustrim

Veteranëve të luftës u sigurohen pensionet e shtatorit

5 Tetor 2016 - 12:28      

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 1.6 milion euro për pensionet e veteranëve për muajin shtator.

Ministri i Punës, Arban Abrashi tha se për ta kryer pagesën e pensioneve për muajin shtator, nevojiten mjete shtesë prej 1.6 milion euro nga rezervat shtetërore.

“Kjo ka të bëjë për ndarjen e mjeteve vetëm për muajin shtator”, tha Abrashi, raporton KP.

Kryeministri Isa Mustafa tha se kanë bërë përpjekje që të sigurojnë këtë pagesë.

“Por kemi marrë zotimin me FMN që të gjejmë një zgjidhje që të jetë e përballueshme për ne. Ta zgjidhim këtë problem që mund të na qet nga FMN-ja dhe na rrezikon të gjitha projektet. Do të mundohemi të gjejmë zgjidhje që na nxjerr nga kjo situatë. Më vone duhet të shikohen listat. Asnjëri nga ata që janë meritorë nuk do të dëmtohet. Duhet të krijojmë kushte që këto mjete t’i marrin ata që meritojnë dhe janë veteranë të vërtetë”, tha Mustafa.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...