Foto: Koha

Gjuriq flet për Trepçën si të ishte Serbia pronar i saj

5 Tetor 2016 - 11:55      

Autoritetet e Prishtinës sërish po përpiqen t’ia marrin Trepçën pronarëve të ligjshëm, përkatësisht Fondit për Zhvillimin e Serbisë dhe aksionarëve të tjerë, i ka thënë RTS-së drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

Gjuriq ka thënë në RTS se projektligji i ri në aspektin politik u shfaq nga askund dhe se me të parashihet nacionalizimi i Kombinatit Trepça dhe privimi i Serbisë nga e drejta e pronësisë dhe e qeverisjes.

Siç është shprehur ai, bëhet fjalë për shkelje të vrazhdë të Marrëveshjes së Europës Qendrore mbi tregtinë e lirë (CEFTA) dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Shpresoj se do të mbizotërojë arsyeja dhe kjo të ndalet, ose në të kundërtën do të ndërmarrim masa juridike e politike”, ka thënë Gjuriq.

Ai theksoi se Beogradi do të iniciojë procedurat në lidhje me shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s dhe se do të informojë BE-në për çdo gjë. Tërhoqi vëmendjen për mundësinë e procedurave të arbitrazhit dhe për të marrë për të marrë masa të tjera ligjore që janë në dispozicion.

“Jemi duke marrë edhe masa politike, po përpiqemi për të përfunduar këtë proces dhe të inkurajojmë marrëveshjen”, ka thënë Gjuriq.

Ai theksoi se Trepça nuk është pasuri e Prishtinës “por më shumë pasuri e kompanisë nga Serbia Qendrore dhe, në fund, pasuri e kompanive të huaja që janë aksionarë”.

Marko Gjuriq thotë se nuk është problemi tek qindra miliona apo miliarda euro, por “problemi i madh është fati i më shumë se 3 mijë të punësuarve në Trepçë, fati i të cilëve është kërcënuar”.

“Qeveria, në çdo rast, do të mbrojë interesat e tyre dhe nuk do të lejojë askënd të mbetet në rrugë”, ka thënë Gjuriq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...