5 Tetor 2016 - 11:44
Protesta, së cilës i janë bashkëngjitur edhe disa OJQ-, ka zgjatur 15 minuta dhe ka përfunduar e qetë dhe pa problem. Protestuesit kanë shprehur indinjatën e tyre për arrestimin nga ana e policisë serbe të drejtorit Thaçi dhe kanë kërkuar angazhimin maksimal të institucioneve më të larta të vendit për të ndërmarrë masa dhe për të shtuar presionin tek autoritetet e shtetit të Serbisë, në mënyrë që ai të lirohet menjëherë nga burgu i Nishit të Serbisë.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se drejtori Thaçi po mbahet padrejtësisht në burg dhe se ai duhet të lirohet menjëherë. Ai ka sugjeruar ndërprerjen e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, përderisa Serbia të liroj drejtorin e policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçin.
“Kërkesa jonë është që të bëjmë presion mbi Beogradin, organet shtetërore të Kosovës, por edhe ato ndërkombëtare, që ta lirojnë drejtorin tonë, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për rajonin e Mitrovicës. Kërkesa e dytë është që Qeveria e Kosovës të ndërpres dialogun me Serbinë, derisa nuk lirohet ai”, ka thënë ndër të tjera Bahtiri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...