Foto: Reuters / ilustrim

Stop dialogut me Serbinë deri në lirimin e Thaçit

5 Tetor 2016 - 11:36      

Komisioni për Punë të Brendshme është mbledhur për të diskutuar çështjen e arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë Nehat Thaçi, nga Policia e Serbisë.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje ministres për Dialog, Edita Tahiri, që të ndërpresë të gjitha bisedimet me palën serbe përderisa nuk ndodh lirimi i Thaçit nga paraburgimi, raporton KP.

Musliu po ashtu bëri thirrje që të nxirren nga lista e kërkimeve të gjithë zyrtarët shtetërorë që kanë të bëjnë me vitet 1998-99 pasi që, siç tha, ajo rasti i Nehat Thaçit nuk është rast i izoluar pasi që edhe në raste tjera kanë ndodhur arrestime të ngjashme të shtetasve të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Unë konsideroj se nuk ka asnjë vlerë të vazhdojmë bisedimet me Serbinë derisa ndodhin raste të tilla”, tha Musliu.

Në lidhje me këtë arrestim shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe anëtarët e tjerë të komisionit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...