5 Tetor 2016 - 11:00
Gjatë këtij takimi, Hoxha shprehu interesim për punën e këtij Këshilli, si dhe efikasitetin e udhëzuesit për shqiptimin e dënimeve i cili hartohet nga Këshilli si udhërrëfyes të cilin e shfrytëzojnë gjykatat gjatë shqiptimit të tyre.
Kryesuesi i Këshillit, njoftoi Ministren për rëndësinë e këtyre udhëzuesve dhe suksesin që kanë treguar në praktikë për të mundësuar një konsistencë në vendimmarrje nga ana e gjyqësorit.
Hoxha falënderoi Treasyn për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Këshillin, si dhe vlerësoi se konsistenca në vendimmarrje është qenësore për të rritur besueshmërinë e qytetarëve në sistemin gjyqësor, njëkohësisht për të garantuar trajtimin e barabartë të qytetarëve para ligjit.
Në takim, të dyja palët u dakorduan që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë, në mënyrë që sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës të përfitojë nga përvoja e gjatë e Mbretërisë së Bashkuar, për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm gjyqësor.
Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...