Foto: Koha / ilustrim

MSH së shpejti shpall konkurs për plotësim të vendeve të lira për specializim

5 Tetor 2016 - 10:46      

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik i Ministrisë së Shëndetësisë, në mbledhjen e mbajtur më 28.09.2016, ka marrë vendim për shpalljen e rezultateve për ndarjen e specializimeve sipas konkursit të shpallur në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 05.08.2016.

Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media, ka thënë se rangimi i kandidatëve është bërë sipas kritereve të shpallura në konkurs në kuotat përkatëse konkurruese dhe rezultatet janë publikuar gjithashtu në faqen zyrtare të MSH-së.

Në konkurs kanë aplikuar 527 mjekë për specializim për 250 vende të shpallura për specializime në fushë të ndryshme mjekësore.

Nga 527 aplikues, në intervistim nuk janë paraqitur 47 mjekë kandidatë.

"Prej gjithsej 250 vendeve për specializime përkatëse, janë plotësuar 185 vende, që do të thotë se kanë ngelur të paplotësuara edhe 65 vende, nga të cilat 59 vende të lira në Kujdesin Parësor Shëndetësor sipas komunave", thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërsa, sipas MSH-së, në spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës ka mbetur i paplotësuar 1 pozicion për toksikolog.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka mbetur i lirë 1 pozicion në Mjekësi Emergjente dhe 1 pozicion në Psikiatri, ndërsa te kuota e vullnetarëve është i paplotësuar 1 pozicion në Transfuziologji. Në këtë konkurs, janë paraqitur 6 veteranë të luftës.

MSH informon mjekët se së shpejti do të shpallet konkursi për plotësimin e vendeve të lira të mbetura nga ky konkurs, për FSK-në, për trojet (Lugina e Preshevës, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia) si dhe për disa kërkesa nga Institucionet Private Shëndetësore, për të cilat (IPSH) specializimi do të lejohet vetëm me kushte të veçanta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...