4 Tetor 2016 - 23:34
Duke përsëritur kërkesën për anulim të konkursit “për shkaqe të keqpërdorimeve”, Prokshaj, që bashkë me kandidatët tjerë që ishin të pakënaqur sot protestuan para ministrisë, në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se konkursi i fundit në MSH ishte ndër më të manipuluarit në kohët e fundit në vend.
“Sot kemi mbajtur një protestë me kandidatët që janë të zhgënjyer deri në pikën e fundit, për shkak të shkeljeve dhe manipulimeve më të rënda që kanë ndodhur deri tash. Aq shumë jemi dëshpëruar që nuk e kemi prit dhe krimi më i madh që po i bëhet kësaj popullate është pikërisht me këto konkurse. Ne në të ardhmen do të jemi në duart e këtyre specializantëve dhe pse të mos jenë njerëzit e duhur, por të jemi në duar të njerëzve që janë larg atyre që e meritojnë”, ka thënë Prokshaj.
Ai ka thënë se komisioni ka bërë disa shkelje duke thënë se komisioni ka pranuar anëtarë të familjes dhe të njohshëm të zyrtarëve të lartë.
“Anëtari i komisionit nuk mund të vlerësojë anëtarë të familjes së tij. Kjo ka ndodh kur prindi ka votuar për të birin, për dhëndrin. Janë pranuar njerëz që kanë lidhje të ngushta familjare me njerëz të ministrisë, lidhje të ngushta me profesorë e të tjerë që kanë pasur ndikim që ata të pranohen. Shkelje tjetër është se ishin gjashtë anëtarë dhe ka munguar një, por kandidati është vlerësuar nga të pestët sikurse të ishin gjashtë. Me konkurs ishte vetëm një vend, por në listë janë dy persona. Është dashur të rehatohet diku. Kemi një mori shkeljesh”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...