Protesta, nëse nuk paguhen veteranët

4 Tetor 2016 - 23:17      

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka deklaruar se nëse qeveria vazhdon me lojëra lidhur me pagesën e pensioneve të veteranëve, ata do të organizojnë protesta.

Ai në RTK ka bërë të ditur se kjo organizatë do ta mbajë kuvendin zgjedhor më 15 tetor, dhe organet e reja do të marrin masa për të organizuar protesta nëse Qeveria bënë lojëra me pagesat e pensioneve.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se ka persona që kanë blerë dhe shitur certifikata të veteranëve, të cilët po të donte Prokuroria do t’i gjente, sepse këta duhet të dënohen.

Kurse, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka shtruar çështjen pse paguhen prokurorët dhe nuk reagojnë, derisa i gjithë populli po reagon.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...