Albulena Haxhiu: Besa Gaxherri, një hipokrite e paparë!

4 Tetor 2016 - 22:34      

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj paraqitjes së koleges së saj nga LDK Besa Gaxherri në emisionin e KTV-së Rubikon, transmeton Koha.net.

Gaxherri dhe deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina në këtë emision kanë zhvilluar debate e kanë këmbyer akuza për partitë që u përkasin.

Haxhiu, indirekt i ka dalë në mbrojtje Pantinës duke përmendur pjesëtarë të partisë së Gaxherrit j të akuzuar për keqpërdorim.

Lidhur me këtë Haxhiu ka shkruar në Facebook:

“Akuzon nëntokën, teksa partia e saj kreun e nëntokës e bëri drejtues Kuvendi dhe po bën çmos t'i mbajë në pushtet kokat e krimit.
Ajo tha që LDK është parti civile dhe ndër të tjera se nuk e ka asnjë udhëheqës komune në procese gjyqësore.
Si duket e ka harruar aktakuzën për keqpërdorime që i është ngritur nënkryetarit të saj Lutfi Hazirit (hiq më larg se sot ishte seanca gjyqesore kundër tij) e poashtu drejtuesin e Komunës së Istogut, Haki Rugovën që është nën hetime si dhe dosjet kundër kryetarit të saj që janë mbushur plot pluhur në sirtarët e prokurorisë!
Ajo paftyrësisht merr të drejtën të ju bëj dosje aktivistëve të pafajshëm që po mbahen në burgje (që poashtu janë djemtë e dikujt) por reagon ashpër kur përmendet djali i saj!”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...