Telekomit i mbahen të uzurpuara asetet në 7 vendbanime

5 Tetor 2016 - 07:30      

Në shtatë vendbanime asetet e Telekomit mbahen të uzurpuara nga serbët. Beogradi zyrtar ka kushtëzuar zhbllokimin e procedurës së pajisjes së shtetit me kod telefonik, me transferimin e këtyre aseteve tek dega e Telekomit të Serbisë, për të cilën synon të shtrijë operimin në gjithë territorin e Kosovës.

Në Telekom kanë konfirmuar mungesën e qasjes në pajisjet e tyre që ndodhen në disa vendbanime që i dominojnë serbët, shkruan sot Koha Ditore.

“Rrjetet telefonike dhe centralet e ish-PTT-së së Kosovës të ndërtuara para viteve 1999 dhe një pjesë e këtyre aseteve kanë qenë të uzurpuara që nga paslufta si p.sh: në Leposaviq, Soqanicë, Graçanicë etj., dhe një pjesë është uzurpuar pas vitit 2002, sikur është rasti i rrjetit të telefonisë fikse në Mitrovicën Veriore, konkretisht në Zveçan, Prilluzhë, Zubin-Potok, etj.”, ka treguar nëpërmjet e-mailit, Arsim Bilalli, zëdhënës i Telekomit të Kosovës...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...