Kërcënimet “boshe” për reciprocitet

5 Tetor 2016 - 07:00      

Kosova po vazhdon të tregojë pafuqi përballë veprimeve të shtetit serb dhe përveç paralajmërimeve për vendosje reciprociteti me Serbinë, Qeveria nuk ka treguar se cilat do të jenë ato masa, shkruan sot Koha Ditore.

Duke folur për arrestimin e oficerit të lartë policor në Mitrovicë, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, deklaroi se Qeveria e Kosovës do të sillet në mënyrë reciproke nëse Serbia vazhdon me arrestimin e zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës. Por dikasteri që drejton Hoxhaj nuk ka ofruar më shumë sqarime se çfarë masash reciproke do të ndërmerren.

Kurse ministrja e cila merret enkas me dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se duhet drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme për politikat e masave reciproke në marrëdhëniet “bilaterale mes shteteve”.

Por Kosova dhe Serbia nuk kanë marrëdhënie bilaterale pasi mungon njohja reciproke. Për më tepër, Beogradi vazhdon ta sfidojë Pavarësinë e shpallur në shkurt të vitit 2008...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...