Bajrami: Hashim Thaçi përmendte luftë civile

4 Tetor 2016 - 21:16      

Rezistenca e opozitës kundrejt dy marrëveshje, Asociacionin dhe demarkacionin kanë bërë që qytetarët dhe shumica e deputetëve të partive në pushtet të kuptojnë se ato janë gabim, ndryshe nuk do e kishin kuptuar as ata.

Kështu u shpreh deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami në Rubikon të KTV-së duke thënë se kësisoj ata e kanë arsyetuar pagën e tyre në Kuvend, edhe pse jashtë objektit.
“Ne i kemi arsyetuar pagat çdo mbrëmje, çdo ditë kemi qenë në terren me ata që na kanë jep votat neve. Po të mos ishte rezistenca e opozitës shumica e deputetëve tuaj as nuk e kishin kuptuar që demarkacioni është gabim. Të thuash po e keqpërdorni mandatin nuk është korrekte”, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se ishte presidenti i vendit, atë kohë ministër i jashtëm, Hashim Thaçi i cili gjatë protestave të qeta provokonte duke përmendur luftën civile.
“Në atë kohë ish- ministri i jashtëm, Hashim Thaçi dilte kur ishin protestat e qeta kërcënonte me d.m.th derisa me luftë civile, ai ka qenë i cili ka provokuar, ai ka qenë i cili i ka quajtur të gjithë qytetarët, i ka krahasuar me organizatën terroriste ISIS”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka folur për takimet në Bruksel dhe Berlin që kishte komisioni i integrimeve në gjithë nivelet e larta dhe po ashtu me përfaqësues të zyrës së kancelares, Angela Merkel.
“Ata nuk e dinë që opozita ka qenë e mbyllur me secilin proces, ata kanë thënë se ne demarkacionin e duam të ratifikohet por mënyrën se si e bëni është tek ju, por pse nuk ka vullnet te ju, pasi Mali i Zi ka thënë se është i gatshëm ta rishikoj marrëveshjen dhe ka marrëdhënie të mira me Kosovën”, përfundoi ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...