Për çfarë u grinden Pantina e Gaxherri

4 Tetor 2016 - 20:40      

Deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina në Rubikon të KTV-së ka thënë se selitë e subjektit të saj politik janë bastisur e janë sulmuar edhe nga njësia speciale përderisa sipas saj nuk është vepruar njëjtë edhe kur një gjë e tillë ka qenë e nevojshme edhe për parti apo individë tjerë.

“Zyrat e Vetëvendosjes janë sulmuar madje edhe me njësi speciale, pas deklaratave që janë bërë publike dhe policia ka bërë deklarata bombastike duke shtrirë ato armë se gjoja i ka gjetur në zyra”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë, deputetja Izmaku i thotë se nuk mund të kontestojë diçka që e ka tronditur opinionin.
Mirëpo, deputetja Pantina këtë ngjarje e ndërlidh edhe me djalin e deputetes, Gaxherri i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar foto me armë.

Këtu është biri i zonjës Besa Gaxherri i cili publikisht del në fotografi me arme, sa herë është bastisur shtëpia e zonjës Gaxherri për një fotografi të cilën publikisht Ardian Gaxherri është anëtar i bordit të Aviacionit Civil që s’besoj që ajo punë i kërkon atij të mbaj armë”, ka thënë Pantina.

Në anën tjetër, Gaxherri e kundërshton deputetën Pantina duke i thënë se edhe e gjithë bota të mundohet ta dëmtoj LVV-në, nuk mund ta bëj më shumë se sa ky subjekt e dëmton veten.
“Krejt dynjaja mu mundu me ju dëmtu nuk mundet sa e dëmtoni ju vetën. Nuk ka argument më të fortë se ti, si deputete me ardh më fotografi të djalit tim, pa e dit se kush është ajo foto, çfarë është ajo foto. Ajo foto është në rrjetin social të tij, në emër e mbiemër të tij, momentin kur është bërë. Selitë e juaja janë të shndërruara në depo municioni dhe nuk ju kanë dal por keni marrë edhe depo”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri pëfundoi duke ju drejtuar Pantinës se LVV janë shumë të rrezikshëm për vendin.
“Ju jeni shumë të rrezikshëm për këtë vend”, përfundoi Gaxherri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...