4 Tetor 2016 - 20:04
Ajo ka thënë se sondazhet ndryshojnë dhe rrjedhimisht edhe perceptimet e opinionit.
“Argumentin më të fuqishëm e kemi që e njohim komplet strukturën që e kemi në degë. Varësisht prej individëve e cakton se sa i beson. Sondazhet ndryshojnë prej momentin në moment dhe në këtë drejtim edhe mendimi i opinionit ndryshon”, ka thënë Xhevahire Izmaku.
Si argument ajo përmend edhe ndërrimin e liderit brenda subjektit të saj politik, për çka ajo u shpreh e kënaqur me kalimin e një situate të tillë, ndërsa shtoi se padyshim që PDK është e para.
Ndërsa, deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina, ka thënë se qëllimi i këtij sondazhi ishte ta dinë se ku qëndrojn si parti dhe njohja e përkrahësve të tyre.
“Sipas sondazheve PDK-ja ka pas rënie, sidomos pas aferës “Pronto”. Lëvizja Vetëvendosje ka pas zgjedhje të brendshme dhe për këtë arsye kemi dashtë me dit se ku qëndrojmë si subjekt dhe cilët janë votuesit tonë, është hera e parë që LVV ka paguar sondazhin dhe nuk e ka bërë këtë për tërë programin”, përfundoi Pantina.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...