4 Tetor 2016 - 19:33
Në hyrje të fshatit Bresje të Fushë Kosovës, çdo javë zhvillohet tregu që tani po e njohin si tregu multietnik. Shitëse të komunitetit serb nga fshatra përreth Fushë Kosovës thonë se kur vjen puna te çmimi, nuk është e vështirë të kuptohen.
Asgjë nuk e dallon nga tregjet e qyteteve të tjera, gjen gjithçka, duke filluar nga pemë e perime, produkte të bulmetit, tekstil të dorës së parë dhe të dytë e deri te pulat...dhe ata që rrjepin pulat.
Shitësit, përveç kushteve që nuk i kanë në këtë treg, ankohen edhe për fitimin e ulët. Komuna e Fushë Kosovës ka një projekt dhe është në pritje të përgjigjes nga Komisioni Evropian, që këtë hapësirë ta shndërrojë në treg të njëmendtë.
Në brendi të Bresjes është një treg që funksionon çdo ditë jave, por me frekuentim dukshëm më të ulët.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...